Agim Aliu pezullon nga puna 30 persona që Sfarqa i punësoi një ditë pasi humbi garën

Një ditë pasi humbi garën, ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, vendosi t’i shpërblejë afër 30 persona.

Atyre u nënshkroi marrëveshje për punësim në institucionet publike komunale, raporton KTV.

Prej tyre 6 janë akt-emërime, 2 kontrata për punësim me afat të caktuar dhe 18 rekomandime në Drejtorinë e arsimit.

Mirëpo, me pranimin të 33 ankesave, komisioni kishte hasur në një varg parregullsish në të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, thonë në Komunën e Ferizajt.

Për këtë arsye, komuna ka vendosur për pezullimin e tyre, deri në verifikimin e të gjitha shkeljeve.

Në anën tjetër, Sfarqa pranon t’i ketë bërë këto punësime në fund të mandatit, por mohon se ka pasur shkelje të procedurave ligjore.

Në po të njëjtën periudhë, problem tjetër dolën të jenë edhe kontratat mbi vepër. Gjatë kësaj kohe, një pjese të të punësuarve, kontratat mbi vepër u janë vazhduar edhe për tre muaj.

Për këtë, zyrtarët komunalë thonë se pritet të nisin procedurat e rishikimit dhe nëse janë shkelur ligjet, të gjitha ato kontrata do të ndërpriten.

Në marrëveshjet e arritura për shërbime të veçanta gjatë vitit 2015-2016, kjo komunë e zë vendin e tretë, pas asaj të Prishtinës dhe të Pejës, që arrijnë në 145 të punësuar me kontratë mbi vepër.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme