Agim Bahtiri me mesazh special, uron gruan për 39 vjetorin e martesës(FOTO)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka zgjedhur që të largoj pak fokusin nga politika.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Instagram” ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij sot festojnë 39-të vjetorin e martesës.

Bahtiri ka shkruar fjalët më emocionuese për bashkëshorten e tij, duke thënë se vetëm vdekja mund t’i ndajë.

“39 vjet dashuri, sakrificë dhe vlera për një familje të lumtur dhe të shëndosh.

39 vjet së bashku, duke ndërtuar të ardhmen për familjen tonë.

39 vjet martesë, ku qëllim kryesor ka qenë familja e lumtur që jemi sot.

Faleminderit për gjithçka dashuria ime.

Përjetësisht së bashku me plotë dashuri dhe asnjëherë me tradhëti.

Vetëm vdekja mund të na ndajë.

Gëzuar përvjetorin e 39-të të martesës.” ka shkruar Bahtiri.

Lini Një Koment