Agjenti zhgënjen Real Madridin: Bale nuk do të largohet

Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madrid këtë verë, ka deklaruar agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett, që ka thënë se lojtarët më të mirë në botë nuk shkojnë në huazime.

Bale është paraqitur vetëm dy herë pas rifillimit të sezonit në La Liga, me Real Madrid që fitoi titullin në fund.

Uellsiani ka qenë një figurë shumë e diskutuar së fundi, duke bërë veprime që kanë ngjallë reagime të mëdha.

Është raportuar se Real Madrid do të largojë Bale kur afati kalimtar të hapet, por agjenti i lojtarit, ka deklaruar të kundërtën.

“Gareth është mirë. Ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij. Ai po pëlqen jetën në Madrid dhe nuk është duke shkuar askund”, ka deklaruar Barnett, përcjell lajmi.net.

“Ai është akoma aq i mirë në skuadër sa kushdo tjetër. Tani varet nga trajneri Zinedine Zidane.”.

“Është një humbje e madhe që ai nuk është në skuadrën e Real Madridit për momentin, por nuk do të largohet”.

“Gareth është një nga lojtarët më të mirë në botë. Lojtarët më të mirë në botë nuk shkojnë në huazime”