Ahmet Krasniqi rivarroset të premten në Kosovë, as pas 20 vjetësh s’është zbardhur vrasja e tij

Një vit më parë deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, bashkë me familjarët e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit, kishin kërkuar që i ndjeri të rivarroset në Kosovë. Kjo kërkesë ishte miratuar. Të premten pritet që përfundimisht Ahmet Krasniqi të rivarroset në Kosovë.

“Kolonel Ahmet Krasniqi, do të kthehet në atdhe për t’u rivarrosur në tokën dardane, të premten, më 21 shtator, në 20 vjetorin e vrasjes!

Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e grupit themeltar që ka inicuar zyrtarisht kthimin e eshtrave të Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në tokën e tij dhe shumë e gëzuar që u mbajt ky premtim dhënë bashkëluftëtarëve e familjes së tij”, ka njoftuar edhe sot deputetja e LDK-se, Maloku.

“Unë, Armendi, Antoni e Vjosa si dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, i jemi mirënjohës secilit, në veçanti bashkëluftëtarit të Kolonelit, Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha për angazhimin dhe kontributin në këtë çështje.

Do të flemë të qetë vetëm atëherë kur drejtësia të vihet në vend e heronjtë tanë të pushojnë të qetë n’atdheun e tyre”, ka përfunduar ajo.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme