Ahmeti deklarohet pas takimit të përbashkët me udhëheqësit e vendit lidhur me dialogun Kosovë- Serbi

Pas takimit koordinues të thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie njëri prej udhëheqësve të ekipit negociator me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se i kanë njoftuar krerët e shtetit lidhur me temat të cilat janë diskutuar në Bruksel dhe objektivat e tyre, shkruan Gazeta Blic.Ahmeti bëri me dije se nga ky proces do të dalin me njohjen e Kosovës si shtet, në të kundërtën asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do të vlejë.“Është e qartë që pas takimit në Bruksel tashmë i kemi disa objektiva më të qarta. për neve më nuk ka dialog teknik. është e qartë që ky dialog të rezultojë me njohje të ndërsjellët. Nëse nuk ka perspektivë atëherë asnjë pikë nuk do të vlejë” tha ahmeti.

Ai shtoi se udhëheqësit e vendit i kanë njoftuar për temat të cilat edhe do të diskutohen në Bruksel.“I njoftuam krerët e shtetit për temat për të cilat edhe do të diskutohet siç është çështja e të pagjeturve etj. Po ashtu kemi informuar për krijimin e tashmë 6 komisioneve për dialogun shtetërorë.“Sot në Kosovë fillon vizitën një i dërguar nga zyra e Mogherinit. është e qartë që do të kemi dialog intensiv. po ashtu është e qartë që kjo do të thotë që është gatishmëri për kompromise të rënda për Kosovë. ne e kemi Kushtetutën tonë. thjesht po ecim përpara që ta konsolidojmë Pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do të jetë proces i lehtë por po mundohemi që ti japim fund një konflikti jo vetëm të armatosur por në 20 vitet e fundit edhe diplomatik”“Nuk do të ketë temë tabu për neve” shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme