Ahmeti gjen analogji mes skeçit të “Stupcave” dhe arrestimeve të shqiptarëve në Serbi (Video)

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth arrestimeve të shqiptarëve që po bëhen në Serbi.

Pas arrestimit të personit të dytë të një qytetari të Kosovës nga Serbia në një periudhë të shkurtër, Ahmeti thotë se MPJ-ja e Kosovës i këshillon qytetarët që të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

“Familjeve ju thotë që po merren të huajt me këtë, a atyre vetëm po ju zgjatet paraburgimi”, ka shtuar ai.

Madje Ahmeti ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës, duke ua përmendur një skeç të grupit humoristik “Stupcat”, që pasqyronte gjendjen dhe mungesën e shtrirjes së autoritetit shtetëror në veri të vendit.

“Po më kujtohet skeçi i Stupcave kur Vedati vritet në veri duke vizitu tezën e Mensuri mbi trup i bërtet ‘çka dreqin lype me shku, taman kem tu u ndreq’”, ka shkruar Shpend Ahmeti.

“Me këtë qeveri po bëhemi jetimë secili”, ka përfunduar kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Dej u raportua për arrestimin e dytë të një shqiptari në Serbi. Hilmi Kelmendi, derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania, ku edhe jeton e vepron, u ndalua në Serbi, ndërsa iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Edhe Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës Jugu, Nehat Thaçi, është arrestuar nga forcat e rendit në Serbi më 29 shtator, dhe i njejti vazhdon të mbetet në paraburgim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme