Ahmeti tregon pse shkarkoi drejtorët e VV-së, mohon koalicionin me PDK-në

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka arsyetuar shkarkimin e drejtorëve të tij që vinin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij Prishtina është shumë më e madhe se çdo ego e inat politik, dhe se nuk mund të sakrifikohet kryeqyteti për çështje personale.

Gjatë vizitës që i ka bërë sot Pallatit të Rinisë, Ahmeti tha se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.

“Situata në relacion me Lëvizjen Vetëvendosje është bërë e paqëndrueshme. Ka 5 muaj që i kam dërguar ofertë zyrtare me numrin më të madh të drejtorive komunale. Përveç që nuk kanë dhënë përgjigje, ata kanë vazhduar me sulme të përditshme të aktivistëve, por dhe komunikata zyrtare. Të njëjtën kohë nuk e kanë votuar asnjë propozim të cilin e kam dërguar, përkundrazi, kanë bërë edhe shumë gjëra të tjera. Nuk mundem të sakrifikojmë Prishtinën për shkak të inateve e egove personale”, tha Ahmeti,

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme