‘Ai nuk e mbajti fjalën’/ Vrau biznesmenin në Himarë, zbardhet dëshmia e plotë e autorit

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro, një ditë më parë, 53-vjeçari Kliti Leka, ka dhënë arsyen e krimit, pasi u rimor në pyetje gjatë ditës së sotme.

“Nëse do më kishte dhënë lekët ose pronën, nuk do ta vrisja Niko Goron”, u përgjigj autori para grupit hetimor.

Sipas policisë, Kliti Leka dhe Niko Goro kishin komunikuar disa herë së bashku në telefon. Madje edhe ishin takuar lidhur me konfliktin për këtë kompleks të ndërtuar në pronën e Kliti Lekës në Himarë.

Biznesmeni Niko Goro i kishte dhënë një apartament, por 53-vjeçari pretendonte edhe shumën e parave shtesë, prej 70 mijë Euro.

“Ai nuk e mbajti fjalën. Pasi ndërtoi në pronën time, më premtoi edhe banesën, por më pas edhe paratë. I kisha kërkuar para se ta vrisja që ta zgjidhte situatën, por m’u përgjigj me arrogancë. Pse nuk mi dha paratë e mia? Unë i dhashë pronën, ai nuk i qëndroi marrëveshjes. Më vjen keq për atë që bëra. U detyrova nga gjendja e rëndë që isha”.

Ekzekutimi i Niko Goros u bë në prani të motrës së tij, e cila mbeti e plagosur gjithashtu. Ishin dëshmitarët që lajmëruan policinë dhe i dhanë targën e makinës së Kliti Lekës. 53-vjeçari do të dalë ditën e hënë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e vrasjes me paramendim me dashje, si dhe armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet me vete një kallashnikov dhe një pistoletë./ Tvklan

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme