Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një burrë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur për Lapsi, se ngjarja ndodhi ditën e sotme në rrugën Nënë Tereza, transmeton Klan Kosova.

Automjeti me targa AA727OE me drejtues shtetasin I. D., rreth 23 vjeç është përplasur me mjetin tip motor me drejtues shtetasin Xh. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i automjetit tip motorr, shtetasi i Shqipërisë Xh. H., rreth 67 vjeç ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit me targë AA727OE, shtetasi I. D., ndodhet në vendngjarje.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme