Aksident i tmerrshëm në Gjorçe Petrov, ka disa të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodh sot pasdite në lagjen “Dame Gruev” të Gjorçe Petrovit, ka publikuar NovaMakedonija, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të aksidentit, trafiku është në ndërprerje pikërisht te urëkalimi para lagjes, gjë që ka krijuar një kolonë automjetesh nga të dyja anët në gjatësi prej disa kilometrash. Rruga në këtë lagje dhe lagjet përreth tashmë është në ndërprerje të plotë për më tepër se një orë.

Njerëzit kanë filluar të zbresin nga autobusët dhe rrugën për në shtëpi e vazhdojnë në këmbë.

Momentalisht në terren gjendet ekipi i MPB dhe i heton arsyet për aksidentin, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se në këtë aksident ka disa të lënduar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme