Dy persona janë lënduar në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Tetovë – Gostivar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:20 në afërsi të kyqjes për në Zhervojan, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Automjeti i llojit ‘Fokus’ me tabela të Gostivari ka dalë prej korsisë, ka goditur mbrojtësen dhe është rrokullisur. Dy persona, një burrë dhe një grua janë dërguar në spitalin e Tetovës”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.