Aksidente, dje janë lënduar 4 persona në Shkup

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër nga shtatë aksidentet rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Tre aksidente rrugore janë me dëme materiale.

Policia rrugore ka sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga shkyçur nga  komunikacioni 20 shoferë, prej të cilëve një nën ndikim të alkoolit, 17 para se ta përfitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 17 automjete të paregjistruara, 96 automobila kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa karrotreci ka larguar 64 automjete.

Nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, një në mënyrë jo të rregullt është rreshtuar, ndërsa madje tre nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi automjeteve në zonë të udhëkryqit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme