Aksidenti në Velipojë, dy nga viktimat do martoheshin pas dy javësh

Artenisa dhe Besmiri ishin të fejuar dhe do të martoheshin më 14 gusht. Por ëndrrat dhe gjithë gëzimi u pre në mes 12 ditë nga dita kur ajo do të vishte fustanin e bardhë ndërsa Besmiri konstumin e dhëndrit.

Dy të rinjtë janë dy nga viktimat e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në plazhin e Velipojës Shkodër.
Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës së bashku me dy miqtë e tij italianë kishin shkuar në plazhin e Velipojës.

Besmir Kola ka qenë drejtuesi i mjetit BMW me targa AA767HF i cili ka humbur kontrollin duke bërë që makina të binte në kanalin e Vilunit dhe nga aty të mos dilte asnjëri prej tyre i gjallë.

Në aksident humbi jetën edhe shtetasi italian Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç dhe një tjetër shtetas italian ende i pa identifikuar i moshë rreth 25 – 26 vjeç. /oranews/

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë