Aksidenti, Prokuroria merr në pyetje shoferin e autobusit

Shoferi i “Durmo Turs” i cili po ngiste autobusin që u aksidentua në fshatin Llaskarcë gjashtë ditë më parë, sot ka dëshmuar para Prokurorisë për ngjarjen tragjike ku humbën jetën 15 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Prokuroria Publike Themelore vazhdon hetimin për gjetjen e shkakut të aksidentit tragjik. Nga organi ndjekës, për Televizionin Alsat bëjnë me dije se ndërkohë po vazhdon edhe dëgjimi i dëshmitarëve okularë si dhe pasagjerëve të autobusit të aksidentuar.

Për të pasur një pasqyrë të qartë të ngjarjes, organi hetues  do i kryqëzon të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Mjekësisë Ligjore, raportet e obduksionit si dhe ekspertizën e automjetit nga Fakulteti i Makinerisë.

Ndërkaq gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik i 13 shkurtit mbetet e njëjtë. Pesë persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Klinikën për reanimacion dhe kujdes intensiv ndërkaq dy të tjerë në Spitalin “8 Shtatori”.

Gjithsej mbeten të shtrirë 22 pacientë, 16 prej të cilëve në spitalin ushtarak. Gjatë ditës së sotme janë lëshuar për në shtëpi edhe dy pacientë të tjerë, ndërkaq më e rëndë paraqitet gjendja e 19 vjeçare të cilës i është amputuar këmba ditë më parë.

Gjendja e pacientit më të ri të tragjedisë së ndodhur javën e kaluar, 15 vjeçarit nga Gostivari është duke u përmirësuar, ndërkaq përmirësim të gjendjes shëndetësore shënojnë edhe disa nga të shtrirët e tjerë. Tre pacientët që janë nëpër repartet tjera, ndër të cilët edhe shtatzëna janë në gjendje të mirë dhe stabile.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme