Aksidentohen tri vetura në Lipjan, gjashtë persona të lënduar

Së paku gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” të Lipjanit, ku tri vetura njëra e tipit Golf2, BMW dhe një mercedes janë përplasur njëra me tjetrën me ç’rast kanë shkaktuar këtë aksident.

Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it se në mesin e të lënduarve janë ngasësit e veturës dhe pasagjerët, dhe njëra nga veturat mbante targa të Gjermanisë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë