Aksidentohet familja kosovare në Austri

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën veriore të Thalgaut, në Salzburg të Austrisë.

Gjatë natës së diel, një familje kosovare rrokulliset me veturën e tyre. Fatmirësisht, familja shpëton pa ndonjë lëndim serioz.

Të dielën rreth orës 22.00 një shofer nga Kosova humbi kontrollin me veturën e tij. Për shkak edhe të kushteve të këqija atmosferike, vetura rrëshqiti dhe rrokulliset mbi autostradën A1. Për fat të mirë të katër pasagjerët arritën të dalin nga vetura e dëmtuar., shkruan “heute.at”, njofton “albinfo.ch”.

Kosovari së bashku më djalin dhe dy vëllezërit e tij u dërguan për kontroll në spitalin e Salzburgut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme