Aksidentohet prizrenasi me biçikletë, merr lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, ku një biçklist për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin,  dhe ka dalur nga rruga.


Biçiklistit i është ofruar ndihma mjekësore, dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

‘’ Raportohet për një aksident trafiku ku i dyshuari biçiklisti mashkull kosovar për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas mjekut gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon tretmanin në shtëpi. Është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e policisë.