Aksion i madh për arrestimin e fajdexhinjëve shqiptarë, marrin pjesë 150 policë

Ppolicia ka arrestuar shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në fajde.

150 policë të njësitit special janë përfshirë në aksion gjatë të cilit janë gjetur para, kallashnikovë, pistoleta dhe municion.

“Policia e Kosovës sot ka ndërmarr një operacion policor në rajonin e Dukagjinit, në funksion te luftimit të dukurive negative dhe veprave penale, që ndërlidhen me fajdet. Operacioni policor përfshinë kontrollimin e 12 lokacioneve të 10 personave të dyshuar”, ka thënë për portalin Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Deri në këto qaste janë arrestuar 7 persona, përderisa 3 të tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim nga Policia. Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme si para dhe dokumente të ndryshme që mund te përdoren për procedim të mëtejmë ligjor”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme