Aktivistët e BDI-së në Hasanbeg, kushtëzojnë ndihmat me votë!

Banorët e Hasanbegut janë skajshmërisht të revoltuar me mënyrën se si funksionarë të BDI-së keqpërdorin ndihmat duke selekcionuar sipas përkatësisë partiake Sipas banorëve, i ashtuquajturi shtab emergjent tek shkolla “25 Maji” është shndërruar në shtab partiak dhe po keqpërdoret gjendja mizore e fshatarëve në lidhje me shpërndarjen e ndihmave.

“Një kamion me kolica dhe lopata sot ka arritur, e kanë zbarkuar dhe nuk na japin neve, pasi në çdo mahallë kanë caktuar aktivistët e BDI-së dhe nuk na japin neve asgjë përveç ujë”-shprehwt i revoltuar një banor i Hasanbegut.

Për dallim prej Hasanbegut, në Stajkovcë tanimē ka mbaruar bartja e mbeturinave dhe po vijon dezinfektimi i shtëpive. Të gjitha institucionet e shtetit janë aktive dhe po menaxhojnë situatën në fshatin e banuar me maqedonas.

Hasanbegasit po alarmojnë se aktivistët e BDI-së në këto lagje shqiptare u thonë banorëve, se nëse duan që të pastrojnë shtëpitë e tyre duhet t’i sigurojnë që do ta votojnë BDI-në, e më pas do t’u dërgojnë mjetet e nevojshme për pastrimin e shtëpive të tyre, si bagera etj. Ata thonë se këtë nuk ua ka guxuar të ua bëjë as Çubrilloviçi e as Millosheviçi.

Banorët që po denoncojnë këto raste po thonë për mediat se së shpejti do të ofrojnë edhe video – dëshmi për këto çështje të tmerrshme, të cilat i realizon partneri i Gruevskit, BDI.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme