Aktiviteti ekonomik i Turqisë arrin nivelin më të lartë në nëntë vjetët e fundit

Aktiviteti ekonomik i Turqisë gjatë korrikut u ngrit në nivelin më të lartë në nëntë vjet pasi shteti i lehtësoi masat për luftimin e koronavirusit.

PMI-ja u rrit nga 53.9 sa ishte në qershor në 56.9 në korrik, duke shënuar nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2011, sipas të dhënave të Odës së Stambollit për Industri dhe “IHS Markit”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Rihapja e gjerë e ekonomisë nga qershori dhe rikthimi i biznesit për klientët e solli rritjen e dytë mujore të porosive për prodhuesit turq. Ritmi i shtimit të porosive ishte më i shpejti që nga fillimi i këtij lloji të hulumtimit në qershor të vitit 2005.

Gjatë kësaj periudhe u rritën edhe porositë për eksport, ndonëse në shkallë më të ulët se aktiviteti i përgjithshëm biznesor.

Të dhënat më të reja të PMI-së dhanë shenjë se sektori është duke u forcuar pasi pandemia shkaktoi rënie të ndjeshme në mars. Korriku shënoi rritje në shtim të prodhimit dhe porosive të reja.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, prodhuesit u përballën me presion ndaj kapaciteteve dhe morën punëtorë shtesë.

PMI-ja e Odës së Stambollit për Industri është një tregues për performancën e sektorit të prodhimit. Kjo shifër përcaktohet në bazë të porosive të reja, sasisë së prodhimit, shkallës së punëtorëve të angazhuar, kohës së shpërndarjes te furnizuesit dhe rezervat e blera. Secila shifër mbi 50.0 tregon përmirësim të përgjithshëm të sektorit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme