Aktivizohet cikloni i fuqishëm në Greqi, shihni pamjet ‘live’ të satelitit se çfarë po ndodh dhe sa do të preket Shqipëria

Prej dy ditësh po paralajmërohet se një ciklon i fuqishëm do të përfshijë sot Greqinë qendrore edhe ishujt Jon. Nga pamje ‘live’ me sateliti shihet sesi është duke u formuat cikloni sub-tropikal i quajtur “Cassilda”.

Gjatë orëve të ardhshme ky ciklon do të kapë shpejtësinë e erës mbi 90 km/h, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë deri në 1001 milibar. Cikloni pritet të ndajë Greqinë përgjysmë duke u futur në brendësi të vendit përmes Patras dhe më pas Athinës duke zbritur më pas në ishuj për tu përplasur në Kretë.

Specialistët presin që cikloni të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm në Greqi krahas erës së fortë dhe breshërit në zona të caktuara.

Mirëpo nuk është nevoja të shqetësoheni, përveç shirave dhe vranësirave ky ciklon nuk do ti sjellë asnjë dëm Shqipërisë. Për të qenë të qetë e për të ditur se ku po formohet cikloni, shikoni ‘LIVE’ përmes satelitit rrugën që do të ndjekë ai.

Shiko këtu pamjet live:

https://on.windy.com/449dp

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme