Aktori i njohur akuzohet për ngacmim seksual nga 5 femra

Vijojnë skandalet seksuale në Hollivud, pas disa aktorëve me famë botërore, regjisorëve e njerëzve të famshëm, tanimë pesë femra akuzojnë aktorin e njohur James Francon për sjelle të pahijshme në Los Angelos Times.
4 nga pesë gratë kanë marrë leksione aktrimi nga kandidati për Oscar.

Sarah Tither-Kaplan pretendon se një video me përmbajtje erotike është shfaqur nga aktori në klasën e tij. Ajo gjithashtu pretendon se Franko shfaqi organet gjenitale për një skenë lakuriqe në filmin “The Long Home”.

Edhe Violet Paley, 23 vjeçare thotë se kishte marrëdhënie romantike me Francon në vitin 2016, gjatë së cilës aktori e detyronte të bënte seks oral në makinë.
Hilary Dusome dhe Natalie Chimel pohojnë se Franco i shantazonte me një video të realizuar në një “G Go Dance” në rast se ato nuk shfaqeshin lakuriq para tij.
Aktori përmes avokatit të tij i ka mohuar këto akuza, duek deklaruar se do t’i padisë 5 femrat./Dritare.net