Aktorja turke u nda nga i dashuri për ‘Serkanin’? Ky detaj habit fansat

Ajo ka qënë në vëmëndje të mediave turke, pas ndarjes me partnerin e saj, këngëtarin Murat Dalkiliç.

Aktorja turke Hande Erçel dhe Murat kanë të lidhur prej vitesh, teksa ndarjen e pranuan publikisht vetë ata, duke u shprehur se vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin.

Por, shkak për këtë ndarje ishte vetë Hande, pasi mediat turke shkruajnë se aktorja është në një lidhje dashurie me aktorin Kerem Bursin.

Hande dhe Kerem luajnë bashkë në serialin “Trokit në derën time”, që po transmetohet në Turqi.

Pas aludimeve për një lidhje të mundshme, në një prononcim për gazetarët është shprehur se me aktoren nuk i lidh asgjë më shumë sesa puna.

Ndërsa, vetë Hande nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, por ky veprim i saj shkaktoi më shumë thashetheme.

Por në mediat turke shkruhet se babai i Hande, Kaya Erçel, ka filluar të ndjekë në Instagram Keremin dhe nënën e tij, Çindem Bürsin, ç’ka tregon se gjërat mes dy aktorëve janë bërë familjare.