Alaba zbulon sekretin e trajnerit të ri të Bayernit

Anësori flet për trajnerin e Bayernit.
David Alaba ka folur për trajnerin e ri të Bayernit, Niko Kovac.

Ai deklaroi që kroati është shumë i afërt me futbollistët, përcjellë “Lajmi.net”.

“Trajneri përpiqet të flasë shumë me të rinjtë, ai përpiqet t’i këshillojë për t’i përmirësuar. Ne do të shohim se ku na çon ky drejtim, por unë mendoj se klubi është në rrugën e duhur”, deklaroi Alaba.

“Ju mund ta ndjeni eksperiencën që ai ka si ish-lojtar, por edhe si trajner tani. Kovac është duke u përpjekur të sjellë filozofinë e tij në ekip. Natyrisht, do të duhet kohë”.

“Situata është efikase, te Bayern Munich ka një atmosferë të mrekullueshme, brenda dhe jashtë fushës. Ai flet shumë me ne dhe na jep siguri për të ardhmen”, shtoi ai.

Lini Një Koment