Alban Skenderaj uron fitoren e Albin Kurtit

Alban Skenderaj është njëri prej këngëtarëve që ka fansa shumë edhe në Kosovë, duke e quajtur një fitore me shumë sakrifica që erdhi pas një rrugëtimi të gjatë të Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Skenderaj po ashtu e ka cilësuar këtë edhe si një ndryshim që vije nga shoqëria.

“Urime të sinqerta Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për këtë fitore të merituar si një mundësi mbas një rrugëtimi të gjatë sakrificash dhe vullneti të hekurt. Kur ndryshimi vjen duhet të vije i vërtetë dhe i perceptueshëm në shoqeri. I tillë duket këtë herë por uroj me zemër që e gjithë rezistenca, idetë, premtimet dhe vizioni juaj të kthehen në vepra e të mos mbeten peng i një mentaliteti të rrënjosur”, ka deklaruar Skenderaj.

Lini Një Koment