Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Xhevdet Pozhari

Berat Buzhala paska kërkuar nga Vetëvendosje që ta shqyrtojë mundësinë e koalicionit edhe me AAK dhe NISMA, e jo veç me LDK-në. Kjo gjë, sipas tij, do ta zbuste arrogancën dhe vetbesimin e pabazë të LDK-së. Deri këtu ka të drejtë!

Por, Buzhala “harron” se ishte pikërisht Ramushi ai që nga opozita, pak para mesnate, u marros për karrigen e kryeministrit. Vendimin e parë që e morri ishte nënshkrimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Ai “harron” edhe shumë fakte të tjera të rëndësishme ngaqë dëshiron ta instrumentalizojë Vetëvendosjen për hakmarrjen e tij personale me Hashim Thaçin. Por, derisa ai mllefin e ka personal, Vetëvendosje konsistencën e saj kundërshtuese përgjatë këtyre viteve e ka pasur – parimore.

Është pikërisht Berati ai që morri anën e Haradinajt në zgjedhjet e kaluara, është pikërisht i njëjti që sot ia bën shërbimin “shefit tij të ri”, i cili për kaq kohë sa ishte në pushtet e ushqeu me reklama.

Kjo e bën që ai mos të “sheh” se është absurd i llojit të veçantë koalicionimi i një partie opozitare me një parti në pushtet kundër vendimeve të së cilës e ka ushtruar veprimtarinë politike. Në këto rrethana, të shkosh bashkë në zgjedhje me AAK’në është njëjtë si të shkosh me PDK’në.

Vetëvendosje duhet të shterrojë çdo mundësi për të gjetur gjuhën e përbashkët me LDK-në.
Nëse kjo përpjekje dështon, ajo duhet të shkojë e vetme në zgjedhje. Të gjithë do ta dinë kush është fajtori!

Albin Kurtin kësaj radhe asnjë intrigë politike nuk mund t’ia mjegullojë veprimtarinë e tij të kristaltë politike dhe kombëtare. 
Ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Pikë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme