Albin Kurti falenderon Erdoganin: Kjo do mbahet mend nga brezat e ardhshëm

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka falënderuar presidentin e Turqisë, Regjep Tayp Erdogan për ndihmat mjekësor që i ka dhuruar sot Kosovës për luftën kundër koronavirusit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka shkruar se e falënderon popullin turk për bujarin e saj, në këtë kohë.

“Faleminderit Erdogan dhe popullit turk për mbështetjen tuaj bujare për të na ndihmuar të fitojmë luftën kundër koronavirusit”, ka shkruar Kurti.

Tutje në falënderimin e tij Kurti thotë se kjo do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm.

“Ne jemi të gjithë së bashku dhe si ne edhe njerëzit në vende do t’i përgjigjemi COVID-19 dhe kjo do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Në Kosovë sot ka mbërritur kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me koronavirus.

Albin Kurti@albinkurti

Thank you to @RTErdogan and to the Turkish people for your generous support in helping us win the fight against .

We are all in this together and how we, as people and countries, respond to will be remembered by future generations.

Teşekkürler Türkiye!

View image on TwitterView image on Twitter

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme