Albin Kurti – Lista Srpska, VV konfirmon që do të ketë sot takim

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kreu i kësaj partie, Albin Kurti do të takohet sot me përfaqësues të minoritetit serb, raporton Gazeta Express.

Në një përgjigje për Express nga zyra për media kanë njoftuar se ky takim vjen në kuadër të bisedimeve për krijim të qeverisë së re, mirëpo, që nuk janë dhënë detaje për orën se kur do të mbahet takimi.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb”, thuhet në përgjigjen e LV-së.

Me minoritetin serb LV kanë njoftuar se do të diskutojnë për programin qeverisës si dhe për ministrinë që sipas kushtetutës do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb.

“Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e z. Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton kushtetuta”, shkruhet nër përgjigje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme