Albin Kurti mendon për futjen në përdorim të lekut në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ndoshta Kosova do të ishte më mirë ta përdor si monedhë shtetërore lekun, sesa euron që e përdor tani.

Kurti në një intervistë për portalin francez, Politique-internationnale pohon se Kosova përkundër se e përdor, nuk ka asnjë zotërim në raport me euron.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se Bashkimi Europian mundet të na e pezullojë në çdo moment të drejtën për ta përdorur euron. Sigurisht se kjo është një hipotezë pak e mundshme, por duhet ta kemi në mendje, sepse nuk kemi asnjë zotërim mbi këtë monedhë… Ndoshta do të ishte më e matur, më e sigurt, ta përdorim lekun shqiptar”, ka thënë Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme