Albin Kurti paralajmëron: Thaçi do ta japë veriun e mos ta marrë luginën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk bën të hyhet në pazare për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë për shkak se sipas tij nuk mund të jepet veriu i Kosovës për luginën e Preshevës.Kurti ka thënë që Qeveria e Kosovës duhet të japë më shumë para për t’i ndihmuar shqiptarët në krahinën të cilën e quajti “Kosovë lindore”.Ndërsa sipas Kurtit në Bujanoc sipas informatave që ai ka është rritur prezenca e xhandamërisë serbe.

Duke folur për idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçit për korrigjimin e vijës kufitare, i pari i VV-së tha se Thaçi po do që ta japë veriun e mos ta marrë luginën.Këto komente Kurti i bëri në hapje të ceremonisë së pritjes së bashkatdhetarëve në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Klan

Lini Një Koment