Albin Kurti: Taksën e heqim, e zëvendësojmë me reciprocitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

Në një konferencë pas takimit me Shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Kurti ka thënë se “parimi për marrëdhënie konstruktive do të jetë princip pune.”

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik e tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind. s’themi se do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike, por do ta avancojmë duke shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti me parimin që njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore – reciprociteti. Edhe LDK-ja, edhe VV-ja, mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve, ishin me parimin e reciprocitetit. Edhe ata që sot janë në opozitë apo që s’na votuan mund të mos pajtohen me ne për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë pro. Këtë parim për marrëdhënie konstruktive do ta ketë princip pune”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Apostolova nuk ka pranuar të komentojë reciprocitetin pos ka thënë që BE-ja ka qenë e qartë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se ajo është e interesuar që dialogu Kosovë – Serbi të fillojë sërish.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme