Albini është shpresa e fundit!

Xhevdet POZHARI

LDK duhet ta ketë të qartë se VV bashkëpunon me të veç për ta ndalur më sigurtë qeverisjen “Pronto”, ndonëse mundet edhe vetë! E, më së paku pse nuk është e vetëdijshme se kjo qeverisje që tash rrezikon edhe territor, u mundësua falë partisë që çdo dështim, sot e kësaj dite, përpiqet ta mbulojë me “rugovizmin” dhe vrasjet e pasluftës.

Nuk ka politikbërje më të lehtë sesa të nxjerrësh kandidate për kryeministre një marionetë. Të përpiqesh të ngjallësh eufori të përkohëshme përballë një kandidati që çdo rrezik që sot e jetojmë, e kishte paralajmëruar vite më parë. Përballë njeriut që tërhiqej zvarrë shkaku i opozitarizmit të tij këmbëngulës, karshi së keqes që po mbërthente çdo institucion, e tash edhe çdo pëllëmbë të territorit. A nuk kishte mundësi ai që të gëzonte pushtet dhe privilegje?! Të shtirej si LDK-ja “në emër të proceseve”? Gjithmonë! Por, jo! Zgjodhi të jetë i pakompromis ngaqë më shumë se për fatin e tij politik, u brengos për fatin e këtij vendi në një kohë kur gjuha e interesit ka zhvlerësuar thuajse çdo ideal. Duroi fyerje nga më të ndryshmet nga njerëz që zhvillimet politike i ndiqnin nga sallonet dhe ballkonet! Sepse kishte një vizion, një qëllim – ëndrrën e të parëve ta bënte realitet.

E, ëndrra e të parëve tanë ishte bashkimi me Shqipërinë, anipse sot jetojmë në kohë kur udhëhiqemi nga një president që e ka trashur fort jaraninë me Serbinë.

Këtij njeriu nuk do t’ia përmendi emrin, e njihni të gjithë. Është i vetmi që edhe sot e përulë krenarinë kur në pyetje është fati i një populli që pa ndalë po degdiset në katër anët e botës.

Kështu duhet të kuptohet edhe heshtja e tij karshi krekosjeve të LDK-së që prej ekzistencës së tyre funkcionuan sipas logjikës “as hajri i turkut, e as sherri shqaut”! Mirzuan dhe pritën që gjithmonë të vijnë tek pushteti. E, sot në pushtet mund të vinë veç me Albin Kurtin. Dhe, ai ka lejuar vetëm ngaqë iu konsideron si “e keqja më e vogël” karshi atyre që kanë humbur çdo arsye.

Albini është më shumë se politikan. Është vetë rrugëtimi i këtij populli në këto dy dekada, është nyje ku lidhen pandashëm e djeshmja dhe e ardhmja. Është shpresa e fundit…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme