Alepo dyshohet të jetë të jetë sulmuar me gaz klorin

11:45  /07 Shtator 2016 /Sakte.net

Qeveria siriane është akuzuar se ka hedhur bomba-fuçi të mbushura me klorinë nga helikopterë në periferi të Alepos, duke plagosur 80 persona.

Image result for gas klorin

Mbrojtja Civile Siriane – një grup vullnetarësh për përgjigje emergjente që vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët – tha se bombat fuçi u hodhën nga helikopterët e Qeverisë dhe përmbanin cilindra me klor. Dhjetëra persona kanë shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen për shkak të gazi helmues. Qeveria siriane nga ana e saj i ka mohuar gjithmonë akuzat për përdorim të armëve kimike.

Një hetim i kryer nga Kombet e Bashkuara në gusht, ka gjetur se forcat qeveritare siriane janë përgjegjëse për dy sulme me gaz helmues, një në vitin 2014 dhe një në vitin 2015, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e klorinit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme