Ali Ahmeti hesht ndaj akuzave për vrasjen e Komandant Shqiponjës

Njihet si politikan fjalaman , që fol vend e pa vend kur nuk e kërkon nevoja. Nuk kursen premtime të rrejshme në fushata parazgjedhore, premtime që nuk i realizon kurrë. Mirëpo kur goditen shqiptarët, ai tërhiqet dhe hesht, për t’u paraqitur pas një kohe në ndonjë medium të afërt me BDI-në, (ku me gjasë i parashtrohen pyetje të porositura) me ndonjë propozim ose ide tallëse për shqiptarët. Hesht edhe kur akuzohet për vepra të rënda, siç ishte akuza e Mejdi Rexhepit, babait të Xhemal Rexhepit – Komandant Shqiponjës, i cili dje e përmendi Ali Ahmetin si fajtor kryesor për vrasjen e djalit të tij, shkruan Lajm.

Ali Ahmeti ende nuk e ka vlerësuar të nevojshme të prononcohet lidhur me këto akuza, duke u dërguar porosi indirekte edhe ish ushtarëve dhe komandantëve tjerë të UÇK-së se as pë rata nuk do të çajë kokën fort, nëse nesër pasnesër pësojnë fatin e Shqiponjës, Harun Aliut, Mirsadit, Begut, Xhaferit dhe shumë të tjerëve.