Ali Ahmeti kërkon takim për shpëtim – ai që pati shansin por shkatërroi shqiptarinë

Autor: Emad Mehmeti

Në njërat nga ‘bombat’ e lëshuara opozitare zhvillohej një bisedë telefonike mes ish-ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, ata degjohen duke folur për shpenzimin e 400 mijë eurove në mënyrë të paligjshme nga Bujar Osmani i BDI, gjatë kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ky funksionar i BDI-së paska bërë thirrje të liderëve shqiptar për të shtunën, ku sipas tij do diskutohej për çështje kombëtare. Do të thotë që në start kjo thirrje është me legjitimitet të dështuar, ku thirrëse i saj është një person që tashmë është përfolur për keqpëdorime të pozitave zyrtare. Ndërkohë, thirrës i kësaj ftese rezulton të jetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i njëjti i dyshuar në rastin Magjar Telekom për keqpërdorime financiare në gjykatën e Nju Jorkut, ndërsa i njohur për opinion e njohur për praktikimin e tij politik përmes metodave “hidhja, futja” që e ka thënë me gojë të vetë, person ky i cili ndër njerëzit e tij më të afërt partiak po ashtu njihen të kenë pohuar për veten e tyre se janë “më shka se shkau”. Do të thotë, personalisht, takimin e thirrur nga persona me legjitimitet tërësisht të dështuar, e konsideroj si një tentim të Ali Ahmetit për të marrë një infuzion, sikurse një person kur është i sëmur e që lëngon, rrjedhimisht i duhet një injeksion. Ky injeksion, do ti ndihmonte për t’ia zgjatur jetën e tij politike, se kinse ai do të drejtojë politika të mëdha, të stilit NATO e BE, e përderisa udhëtonte drejt këtyre rrugëve, dikush vonë e kishte kuptuar se BDI po na çonte drejt Rusisë me Gruevskin.

Prej vititi 2002 e këndej Ali Ahmeti dhe BDI zgjedhjet i kishin fituar me pretekstin se do të sillnin një standard të ri në politikbërje. Ata sollën shumë të reja – por në aspektin destruktiv, siç është partizimi i skajshëm i Universitetit Shtetorër të Tetovës, partizimin e punësimeve, rrugaçërinë politike, bantizmin lokal, përkrahjen e strukturave të dyshimta, keqpërdorimin e institucioneve për qëllime partiake e personale, e shumë të tjera, që i dini edhe ju më mirë se unë. Kur jemi këtu, si mundet BDI e Ali Ahmetit të thërrasin në takim liderët shqiptar të tjerë për çështje kombëtare kur prej vitit 2001 e këndej nuk dha asnjë përgjigje se si u vranë shumë ish – ushtarë të UÇK-së, e Komantant të UÇK-së u burgosën? Ai këtë përgjigje duhet ta jep se ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në qeveri. Si mund të thërras në takim gjithëshqiptar, partia e cila derisa ka qenë në pushtet na ka ndodhur: ‘Sopot’, ‘Brodec’, Monstër’, likuidim e burgosje të komandantëve të UÇKÇ’së, Lagjen e Trimave në Kumanovë, nga një projekti si ‘ Shkupi 2014’, ‘Enciklopedi maqedonase’, rrahja e shqiptarëve nëpër autobusë të Shkupit, Gjorçe Petrovi, tentimi për dëbim i shqiptarëve të Nerezit… etj.

Pas 15 vitesh vetëm një naiv politik mund të besoj se BDI dhe Ali Ahmeti paskan ndryshuar, e se tani u paskan kujtuar për çështjen shqiptare. Ata e patën kohën për të bërë ndryshime, edhe mandate të shumta deputetësh, por atë e keqpërdorën në skajshmëri, andaj po shkojnë rrugës së humnerës së pakthim. Ali Ahmeti kërkon takimin e shpëtimit të vetes, apo një infuzion politik, takim ky i cili nuk duhet të ndodh, derisa partia dhe ai vetë nuk pastrohen nga procedurat e ndryshme gjyqësore vendore e ndërkombëtare. Dhe normalisht derisa nuk përgjigjen se si u vranë, burgosën e arrestuan komantantën dhe si na ndodhën “Monstra” të ndryshme përgjatë këtyre viteve dhe ata nuk e hapën gojën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme