Ali Ahmeti sot është takuar me Ziadin Selën?

Jozyrtarisht në koluare të ndryshme gazetareske flitet se gjatë ditës së sotme lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me Ziadin Selën e LR – PDSH, ndërsa siç mëson Almakos në fokus të këtyre bisedave mes Ahmetit e Selës ka qenë dokumenti i ofruar nga Zoran Zaev për formim të Qeverisë, pra është biseduar për formimin e qeverisë.

Ky informacion i Almakos, thuajse është konfirmuar nga ajo që për Portalb nga BDI tani për tani kanë thënë se nuk kanë përgjigje, se kur do të kenë takim, por as se a i kanë filluar konsultimet, por nga Aleanca për Shqiptarët, konfirmojnë se sot do të takohen me përfaqësuesit e BDI-së.

“Planifkojmë që sot të kemi takim me BDI-në, me të cilën do të kemi konsultime që t’i shqyrtojmë materialet e shkruara të cilat i kanë marrë nga LSDM. Takimi është me kërkesë të BDI-së”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët për Portalb.