Allegri flet për derbin me Milanin, nuk e harron as Higuainin

Massimilano Allegri është paraqitur para gazetarëve për ndeshjen e së dielës ku Juventusi udhëton në ‘San Siro’ për t’u takuar me Milanin.

Xhiroja e 12-të e Serie A, sjellë klasiken e futbollit italian mes Milanit dhe Juventusit.

“Milan  – Juventus është gjithmonë një ndeshje e balancuar. Ne jemi duke luajtur para 70 mijë tifozëve në një stadium që do t’i përkrah Rossonerët”, ka deklaruar Allegri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyer në aspektin teknik, që të dalim nga ‘San Siro’ me rezultat pozitiv. Milani janë në formë të mirë, kanë humbur derbin në minutën e fundit, por fituan pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit”.

Ai po ashtu ka folur edhe për ish sulmuesin e tij, Gonzalo Higuain, i cili nga Juventusi këtë verë kaloi te rivalët e Milanit.

“Higuain i ka dhënë shumë Juventusit dhe ishte vendimtar në fitoret tona. Gjatë verës, një vendim u mor nga të dyja skuadrat, dhe Milan transferoi një lojtar të madh, sepse Gonzalo është një nga më të mirët në botë”.

Lini Një Koment