Alternativa e Afrim Gashit: Teuta Arifit e paaftë ta ndërtojë Tetovën që donim e që na e premtoi!

Partia e udhëhequr nga Afrim Gashi, Alternativa ka kritikuar ashpër kryetaren e Tetovës Teuta Arifi për paaftësitë e saj në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet kjo komunë.

“Znj. Teuta Arifi, edhe sa vite duhet te kalojnë që të përfundojnë maltretimet e banoreve të lagjes së kazermës?; edhe sa kalimtarë duhet të dëmtohen nëpër këto rrugë të stërngarkuara për t’i kryer detyrimet e tyre qytetare dhe afariste?”, pyesin nga Alternetiva.

Partia e Afrim Gashit ia rikujton Teuta Arifit premtimet e dhëna gjatë dy mandateve sa ajo e drejton komunën, e që nuk janë realizuar.

Sipas Partisë së Gashit, Teuta Arifi banorëve është duke ua ‘ndërtuar’ Tetovën që ata nuk e duan, e jo atë që rrejshëm ua premtoi, Tetovësn që ata e dëshirojnë dhe për ë cilën e votuan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme