“Amaneti” i 19-vjeçares që u gjet e varur në Kamenicë: Burrit kurrë hallall mos i qoftë

Një ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Poliçkë tronditi jo vetëm Kamenicën e Gjilanin me rrethinë por gjithë vendin kur doli lajmi se 19 vjeçarja Arbesa Murseli Lipovica u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.

Burime të afërta me familjen e viktimës kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive të cilat i kishte pasur veshur derisa dyshohet se kishte kryer aktin e vetëvr*asjes pasditen e 17 tetorit është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.
Në këtë letër shkruhet:

“Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.
Por si ndodhi ngjarja?
19 vjeçarja jetonte me burrin djalin 3 vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan por në ditën kritike e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi vikendi në fshatin Poliçkë ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj.

E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00 kurse u gjet e varur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50. Trupi i pajetë i të ndjerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme