Amerika hakmerret për sulmet e 11 shtatorit

Pentagoni bëri të ditur se nga sulmet ajrore këtë muaj, janë vrarë 11 operativë të Al Kaidës në Siri, në mesin e tyre edhe një lider i vjetër, i cili ka pasur lidhje dhe ka qene aleati kryesor i Osama Bin Laden, i akuzuarri i SHBA-së për sulmet në kullat binjake.

“I vrarë në sulmet e 4 shkurtit, pranë Idlibit, është Abu Hani al-Masri, i cili ka pasur lidhje me Bin Ladenin dhe liderin aktual të Al Kaidës, Ayman al-Zaëahri”, tha Pentagoni.

Al-Masri po ashtu thuhet se ka krijuar dhe udhëhequr kampet e trajnimit të Al Kaidës në Afganistan, gjatë viteve 1980 dhe 1990, shkruan “BBC”.

Al Kaida vepron në Siri kryesisht Përmes degës së saj Jabhat Fateh al-Sham, e njohur deri vonë si Fronti Al-Nusra.