Amir Elezi: Humbja e BDI – së do të jetë fitorja më e madhe e shqiptarëve

Sonte në emisionin Top Tema të Tv Telma ka qenë i ftuar Amir Elezi, zëdhënës i Lëvizjes BESA, i cili ka folur për qëndrimet e kësaj Lëvizje lidhur me zhvillimet e fundit dramatike në Maqedoni që po ndodhin në skenën politike, dhe jo vetëm.

“Ekziston vetëm një fitore e madhe për shqiptarët dhe kjo është humbja e BDI-së të cilët janë vazalë të dëshmuar të VMRO – DPMNE-së, siç ishte rasti i sotëm me mosvotimin e ligjit të PSP-së – për dëshmitarët e mbrojtur, që do rrëfenin aktet makabre si Sopoti, Monstra e të tjera. Ne i japim mbështetje të parezervë Prokurorisë Speciale Publike, madje ne kemi paraparë që moti që të themelohet edhe Gjykata Speciale në kuadër të zbardhjes së kriminalitetit politik në Maqedoni. Kur jemi këtu, më duhet të përmend se me aspak nuk merremi me BDI-në, pasi atë e dinë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë se çka kanë bërë, por jemi të koncentruar në atë se si pas zgjedhjeve ta ndërtojmë Maqedoninë që është e pranueshme edhe për shqiptarët. E kjo Maqedoni e pranueshme edhe për shqiptarët, do të realizohet përmes platformës sonë “Ridefinimi” – mbi principet: liri, drejtësi, e barazi. Deri sa mos të realizohen këto në Maqedoni nuk do të ketë paqë!”, – ka theksuar në Top Tema Elezi i BESËS.

Ndërsa, siç përcjell “InfoShqip” më tutje Elezi i BESËS ka thënë se në protestat e 9 Majit në Shkup u pa edhe fundi politik i BDI-së, ku mbi 30 mijë shqiptarë i thanë kësaj partie që nuk jeni ju më përfaqësues të popullit. Gjithashtu ai ka cekur se sallat e stërmbushura gjithandej me aktivistë e BESËS e tregojnë edhe fundin e BDI-së më 11 dhjetor. Si shembull të fundit Elezi ka përmendur aktivitetin e Forumit Rinor të BESËS në Kumanovë ku salla ishte e mbushur, ndërsa Ali Ahmeti ende nuk mund të shkojë atje, se përse ai e di më së miri ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme