Amputimi zgjedhor

Autor: Bekim Tateshi

Ndonjëherë apo çdo herë njeriu është armiku i vetvetes por edhe i rrethit ku jeton. Jetojmë në kohë të turbullta dhe çdo lëvizje e pamatur mirë mund të jetë me pasoja të rënda për veten, familjen dhe bashkëkombasit. Ka edhe më keq, kur gjith natën nuk flejmë dhe bëjmë plane që të arrihet qëllimi duke mos zgjedhur mjetet dhe mënyrën dhe duke mos vlerësuar, me qëllim apo pa qëllim, pasojat e mundshme për gjeneratën tonë dhe ato që do vijnë. Ka edhe një fjalë e urtë popullore: “më vdektë djali për inat të nuses”.

Populli shqiptar ka kaluar me vështirësi nëpër periudha të ndryshme kohore, rrallë me fajin e të tjerëve e shpesh me fajin e vet. Elitën e krijuar e kemi eliminuar vetëm se ka menduar dhe ka folur ndryshe, bile edhe fizikisht, me dorën tonë.

Në historinë më të re përsëri u ngatërruam në krijimin dhe rikrijimin e rendit të ri botëror dhe u krijua shteti i cunguar shqiptar duke u amputuar prej trungut kombëtar, territor dhe njerëz dhe humbëm shumë. Pasojat i ndjen gjenerata jonë, duke riblerë tokat dhe shtëpijat dhe duke i parë të tjerët si pasurohen me fabrikat që janë ndërtuar edhe me kontributin e prindërve tonë.

Nga shumë arsye të ndryshme shqiptarët zgjodhën gyrbetin si mundësi të vetme për ta mbajtur gjallë familjen. Në fillim vetëm burrat e djemtë e pastaj familje të tëra. Por, ky emigrim politko-ekonomik krijoi një bazë të shëndoshë materiale ku në mënyrë direkte dhe indirekte zhvilloi edhe viset tona. Nuk mundem, por edhe nuk dua ta paramendoj çka do të ndodhte sikur mos ishte ky proçes, i cili poashtu ka edhe pasoja, bile shumë të rënda në disa raste.

Ky motor nacional dhe ekonomik nuk e harroi vendlindjen dhe merr pjesë në të gjitha zhvillimet politike dhe ekonomike të popullit tonë. Ato ndihmuan shumë në çrrënjosjen e regjimit pseudokomunist dhe në instalimin e sistemit demokratik në trojet tona. Nëpër ajër e nëpër tokë udhëtuan që të realizojnë të drejtën e votës për të mirën e kombit. Dhe sëbashku arritëm të bëjmë shumë. Por ende kemi për të bërë.

Vin një moment dhe dikush për interesa të ngushta grupore, klanore, partiake etj. mundohet ta amputoj apo eliminoj pjesën më vitale të trupit të kombit vetëm që të kënaq qarqe që nuk na e duan të mirën. Të eliminosh të drejtën e votimit e në anën tjetër të shfrytëzosh këtë popullatë të munduar është cinizëm dhe dyftyrësi. Ti largosh nga listat e votimit e ti mbajsh ende në listën e tatimeve, EVN-së, Telekomit është tallje dhe përbuzje. Si ta quajmë atëherë mbetjen në listën zgjedhore të atyre që kanë vetëm letërnjoftim të Maqedonisë e nuk janë në listën e tatimeve, EVN-së, Telekomit? Pra, të nënshkruash një ligj të tillë është një formë tradhëtie ndaj pjesës më vitale të popullit tonë.

Dënimi do vij, s’ka ku të shkojë. Vetëdija te populli rritet dita-ditës. Amputuat mërgatën por hija e tyre është e madhe dhe për këtë do paguani në ditën e votimit. Të jeni të bindur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme