Ana Kabashi dhe motra e saj me vallëzim provokues nga prapaskenat e klipit “Papa”

Dy motrat, Ana dhe Arta Kabashi sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri, shkruan GazetaBlic.

“Papa” mban titullin kënga e dy motrave në bashkëpunim me Beraton. Në klip dyshja shfaqen tejet joshëse, ndërsa shfaqen të përkujdesura në detaje për paraqitjen e tyre.

Ka qenë Ana Kabashi ajo e cila ka publikuar pamje nga prapaskenat gjatë xhirimeve të këtij klipi.

Me veshje të ngushtë, ngjyrë trupi, dy motrat shihen bërë vallëzim provokues një club nate.

Ana Kabashi u bë e njohur për publikun që nga pjesëmarrja e saj në “The Voice of Albania”, ku edhe pse nuk u fut në treshen më të mirë, këngëtarja nga Prizreni u bë mjaft e kërkuar për muzikë ‘live’ në pube të ndryshme.

Lini Një Koment