Anaconda Xbox nga Microsofti mund të jetë më e avancuar se PlayStation 5

Me modelin e vet PlayStation 4, Sony e ka fituar “luftën e konzolave”, kur është fjala për gjeneratën aktuale, madje edhe në fushën e shitjeve më të mira në krahasim me atë që Microsofti e ka arritur me Xbox. Sony njoftoi në janar se i kishte shitur 92 milionë konzola PS4. Sony ka në plan ta vazhdojë dominimin edhe me modelin PS5, ndërsa kompania tashmë ka filluar të krenohet me harduerin dhe nivelin e çmimeve, të cilin e synon me konzolën e vet të gjeneratës së ardhshme. Sony, gjithashtu, ka konfirmuar se PS5 do ta përdorë procesorin AMEN Zen 2 tetëbërthamësh Ryzen, raporton HotHardware.

Megjithatë, Microsofti si duket nuk planifikon të lejojë që situata e njëjtë të ndodhë përsëri me gjeneratën e ardhshme të konzolave, ndërsa kompania gjithashtu po planifikon ta përforcojë ndjeshëm harduerin në konzolën e ardhshme Xbox. Për këtë tregojnë edhe thashethemet e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që emri i koduar “Anaconda” lidhet me konzolën Xbox të gjeneratës së ardhshme. Thashethemet e shkurtit sugjeronin që për harduerin nga Anaconda do të diskutohet gjatë Panairit E3 2019 këtë verë. Tani informuesi Ainsley Bowden (@Porshapwr) sugjeron që fansat e Xbox mund të shpresojnë për një harduer të fuqishëm në konzolën e re të Microsoftit, shkruan KOHA Ditore.

Pikërisht hardueri i fuqishëm është ai që Xboxi i ardhshëm do të duhet ta implementojë për t’iu kundërvënë modelit PlayStation 5, që do të thotë se “lufta e ardhshme e konzolave” do t’u levërdisë shumë gamerëve, pavarësisht se cilin prodhues të konzolave ata e preferojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme