Analisti Spahiju: Profesorët “Turkofil” më mirë të merën me interesat Kombëtare se sa me Turqinë

Analisti politik, Artim Spahi, në një deklaratë për Zhurnal kushtuar ngjarjeve të fundit në Turqi, ndjehet i tradhtuar nga bindjet e shumë Profesorëve Universitar shqiptarë të Maqedonisë, për kryetarin Taip Erdogan. Të cilët vërshuan me propaganda të “turkofilisë Erdoganiste”, duke harruar që një herë të vetme të quajnë veten Naimistë apo Frashistë.

Për analistin Spahiu, është i papranueshëm fakti që shqiptarët e Maqedonisë të bëhesh eksperiment i huaj, për tu reshtura disa kah Erdogani e disa kundër tij. Ai me dhimbje shprehet se pse vallë asnjëherë nuk e quajtën veten as “Naimistë/Frashistë, Gjergjistë, Skënderbistë”, por pas asaj që ndodhi në Turqi, ne vepruam me emocion.

Spahi këto veprime pro Erdoganist dhe kundër tij, i quan si akt shumë të shëmtuar, që nuk po i shohim sendet nga një prizëm më përparimtare, nga ajo e zhvillimeve politike moderne, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo në bazë te frustracioneve.

“Situata e fundit në Turqi, gjegjësisht i ashtuquajturi grusht shtet, ne opinionin botërore , e më së shumti te shqiptarët, pati një interesim shumë te madh. Gjersa te popujt tjerë ajo u komentua si shumë ngjarje të tjera diplomatike botërore, te ne shqiptarët pati ndikim tepër orientues, definues, identifikues dhe përçarës. Ca Shqiptarë atë e përjetuam emocionalisht, aq saqë filluan që shqiptarët që kurrë veten nuk e quajten, Naimistë/Frashistë, Gjergjistë, Skënderbistë,…filluan vetë të ndajnë veten në Erdoganistë, Gylenistë,ateistë. Sa e shëmtuar ! Unë mendoj se situata në Turqi nga ne shqiptarët duhet të shihet si një situatë në çdo shtet tjetër. Duhet të shihet në prizmin e zhvillimeve politike moderne, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo në bazë te frustracioneve “ – shprehet Spahiju.

Sipas tij më e keqa është se në propagandën politike u angazhuan edhe profesor Universitar, dhe intelektual, të cilët në të madhe po prezantojnë një turkofoli.

Spahiu është i prerë, duke i porositur këta Profesor Universitar dhe intelektual që të merren më shumë me problemet dhe ngjarjet që i tangojn shqiptarët, dhe të lënë “turkofili Erdoganiste”.

“E kuptoj që në këta lojëra të hynin njerëz të kategorisë mediokre, por në ketë lojë nuk ma kish marre mendja që të futen edhe intelektualë e ligjërues nëpër universitete. Nuk mund që të arsyetohet kjo “turkofili Erdoganiste”nga klasa intelektuale shqiptare që kurrë nuk kanë dhënë asnjë mendim, kontribut dhe vlerësim për ngjarjet që shqiptarët i tangojnë” – është shprehur për Agjencinë e lajme Zhurnal, Artim Spahiju.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet