Andy Ruiz po refuzon të ndeshet me Joshuan në Britani pas skandalit me Dillian Whyte

Dillian Whyte raportohet se rezultoi pozitiv për substanca të palejuara të cilat thuhet se i ka marrë para meçit kundër Oscar Rivas që u zhvillua më 20 korrik në Londër.

Fituesi i meçit do ta kishte mundësinë të ndeshej me kampionin e peshave të rënda, i cili është Deontay Wilder, transmeton Periskopi.

Natyrisht, Wilder është e ditur se do të ndeshet me Luis Ortiz më vonë këtë vit, por pas kësaj me shumë gjasë do të detyrohej të ndeshej me Whyte për rripin e kampionit, sigurisht nëse do ta mposhte kubanezin.

Sidoqoftë, shqetësimi më i madh nga tërë kjo është se sa do të ndikojë ky skandal në rimeçin mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit.

Lokacioni tani është vënë në dyshim për meçin dhe kampioni meksikan ka bërë një postim duke potencuar se nuk do të udhëtojë drejt Britanisë për t’u ndeshur me Joshuan.

“Nuk do të shkoj në Britani për rimeçin,” shkroi ai në llogarinë zyrtare të Twitterit.

AndyRuizjr@Andy_destroyer1

I’m not going to the UK for the rematch #issasetup https://twitter.com/boxingscene/status/1154150544061038592 …BoxingScene.com@boxingsceneDillian Whyte Tests Positive For Banned Substance http://dlvr.it/R91zXC 9,1581:59 AM – Jul 25, 2019Twitter Ads info and privacy3,449 people are talking about this


Ai aktualisht e ka kontrollin mbi negociatat të cilat janë ende duke vazhduar, me meksikanin që thuhet se po kërkon që rimeçi të ndodh në “Madison Square Garden”.

Sa i përket Whyte, kjo është hera e dytë që ai ka rezultar pozitiv në teste për substanca të palejuara. 

Lini Një Koment