Anëtarët e familjes Millovanoviq, mohojnë se Thaqi i ka dëbuar nga Lipjani

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Anëtarët e familjes Millovanoviq, kanë mohuar se Nehat Thaqi i ka dëbuar nga shtëpia e tyre në Lipjan, për ç’gjë është arrestuar dhe po akuzohet në Beograd

Tre anëtarë të familjes Millovanoviq, kanë deklaruar në zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar, se nuk janë përndjekur nga shtëpia e tyre në Kosovë, nga i dyshuari Nehat Thaqi, citon tanjug avokatin e Thaqit, Sead Spahiq, transmeton lajmi.net

“Kjo është një evidencë se Nehat Thaqi nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet dhe kërkojmë menjëherë shfuqizimin e ndalimit të tij”, ka deklaruar Spahiq.

Thaqit i është caktuar masa e paraburgimit 1 muaj dhe e njëjta skadon më 28 tetor. /lajmi.net