Anëtari i kryesisë së VV’së: Nuk e rrezojmë Haradinajn me votat e Listës Srpska

Lista Srpska i ka ofruar opozitës kosovare dhjetë votat e saj për ta rrezuar Qeverinë. Partitë e mëdha opozitare tash kanë mundësinë që ta realizojnë kërkesën e tyre për të t’ia rrezuar qeverinë Ramush Haradinajt. Megjithatë, anëtari i kryesisë sëi Vetëvendosjes, Rexhep Selimi deklaron se nuk i bashkojnë votat e tyre me deputetët e Listës Srpska.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë për Gazetën Express se nuk i bashkojnë votat me Listën Srpska për ta rrezuar Qeverinë, ndonëse përpiqen që ta jetësojnë kërkesën e tyre që sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje.

“Ne nuk kemi bashkëpunuar me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, por as për ta rrezuar” , ka thënë të shtunën deputeti Selimi.

Ai ka përkujtuar një fjalim të tij në Kuvend, ku i ka thënë Haradinajt se nuk do të bënin Qeverinë me Listën Srpska, por as nuk do ta rrezonin një qeveri shqiptare, duke u ndihmuar prej serbëve në Kuvend.

“E kam deklaruar në një fjalim në Kuvendin e Kosovës që unë nuk i bashkoj votat me Listen Serbe as për të të votuar ty si kryeministër, por as nuk do t’i bashkoj as për të të rrezuar”.

E ky qëndrim Selimi thotë se është i të gjithë partisë së tij. Sipas deputetit të VV’së, Lëvizja vazhdon ta kërkojë rrëzimin e Qeverisë, por fokusin e saj e ka te votat shqiptare.

“VV nuk bashkëpunon me Listen Sespka për ta rrezuar Qeverinë Haradinaj. VV bashkëpunon me spektrin tjetër opozitar dhe deputetë të tjerë qoftë nga mazhoranca sepse mendojmë që agjendat e Listës Serbe nuk janë në përpudhje me as interesat e Kosovës, as me interesat e opozitës”, është shprehur deputeti i VV’së.

Lista Srpska ka dalë me një komunikatë, ku deklaron se do të mbështesë përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë, ndër të tjera thuhet edhe se “serbët e Kosovës nuk mund dhe nuk duan të jenë peng i përfaqësuesve të papërgjegjshëm shqiptarë dhe luftës demagogjike dhe kapriçioze për mbijetesën e tyre politike”.

Deri tani partitë opozitare i kanë pasur vetëm 58 vota të pa mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, por kanë deklaruar se për rrëzimin e Qeverisë do t’i mjaftonin katër vota të çfarëdo partie në Kuvend, pa e përjashtuar edhe Listën Serbe.

Lista Serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata janë Sasha Milosavljevic, Miljana Nikoliq, Zoran Mojsiloviç, Jasmina Zivkoviç, Jelena Bontiç, Verica Ceraniç, Igor Simiç, Slavko Simiç, Srdjan Mitroviç dhe Adem Hoxha.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme