Anketimet:Hillary Clinton përsëri në krye

Pas Kuvendit, anketimet nxjerrin Hillary Clinton përsëri në krye. 16% kanë thënë në këtë anketim se mund ta ndërrojnë mendjen, deri në nëntor

Hillary Clinton është ngjitur përsëri në krye sipas anketimeve, pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate, në Philadelphia. Clinton do të votohet nga 52% e amerikanëve në një betejë kokë më kokë me Donald Trump, sipas anketimit të CNN/ORC, cituar nga Illyria.

Po këto dy organizata kishin shënuar një kërcim në krye të Donald Trump pas Kuvendit Republikan, epërsi të cilën ish-Sekretarja e Shtetit e ka rrëzuar me emërimin e saj zyrtar si gruaja e parë kandidate për presidente në historinë e dy partive të mëdha amerikane.

Në anketimin që përfshinte edhe dy kandidatët më pak të njohur, libertarianin Gary Johnson dhe ambientalisten Jill Stein, Hillary Clinton përsëri kryesonte, por me 45%, ndjekur nga Trump me 37%, Johnson me 9% dhe Stein me 5%.

Sipas anketimit, 44% e votuesve të regjistruar thonë që e kanë ndarë mendjen që do të votojnë për Clinton. 36% thanë që e kanë ndarë mendjen se do të votojnë për Trump. 20% e mbetur mund të zgjedhin një nga kandidatët e tjerë, ose nuk e kanë vendosur ende.

Por edhe nga ata që e kanë vendosur, 16% kanë thënë në këtë anketim se mund ta ndërrojnë mendjen, deri në nëntor. Pra, nuk janë shumë të bindur në vendimin e tyre. Me këto përqindje të votuesish të pasigurtë gjithshka mund të ndodhë.

Janë pikërisht këta për të cilët do të bëhet më shumë fushata në 99 ditët që kanë mbetur deri në një nga zgjedhjet presidenciale më të jashtëzakonshme të historisë moderne amerikane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme