Ansambli “Trojet” nga Zvicra shkëlqeu në Festivalin Shqiptar 2019 në Detroit

Ky ansambël nga Winterthuri, që u ftua në këtë ngjarje kulturore më 15-16 qershor, bashkë me disa trupa artistike që veprojnë në Amerikë, trojet etnike e diaspora, mirëpritet nga publiku në saje të një programi të përzgjedhur për këtë manifestim të shqiptarëve në Amerikë  

Nga Rexhep Rifati

Nga viti në vit ansamblet shqiptare që veprojnë në Zvicër, në saje të organizimit dhe lojës tejet cilësore që po tregojnë, po zgjojnë interesimin e organizatorëve të ndryshëm në manifestimet kulturore edhe jashtë shtetit helvetik.

Kështu ndodhi javë më parë edhe me Ansamblin “Trojet” nga Winterthuri, me kryetar Zeqa Gashi e udhëheqës artistik Arsim Berisha, që “Trojet” të ftohen  Festivalin Shqiptar 2019, mbajtur në qytetin e Detroitit, më 15-16 qershor, bashkë me disa ansamble shqiptare që veprojnë në Amerikë apo edhe në vendet e tjera.

Siç mësojmë nga kolegu Beqir Sina: Festivali i Katërt Shqiptar në Hart Plaza – Detroit, me themeluesin dhe Presidentin Ben Pëllumbin nën kujdesin e një bordi të ngritur posaçërisht për këtë festival, solli në skenën magjike të kësaj vere një nga momentet e këtij viti më të bukur të muzikës dhe valleve shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Diaspora e te gjitha trevat shqiptare.

ëra, sheshi kryesor në zemër të qytetit të Detroitit, Hart Plaza, për dy netë rresht (të shtunën dhe të dielën 15-16 qershor) ishte “pushtuar” nga ritmet e vallëzimit dhe muzikës popullore shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Shqipëria dhe diaspora e interpretuar nga disa nga yjet e këngëve dhe artistëve më të famshëm shqiptarë, dhe ansambleve e grupeve artistike.Ky festival është vazhdimi dhe bashkimi i shqiptarëve amerikanë, shqiptarë nga Kanadaja dhe diaspora – dhe ajo që bashkon të gjithë është vallëzimi, këndimi, dhe ushqimi tradicional – kuq e zi në zemër të Detroitit. Festivali shqiptar mbush sheshin e Detroit për të treguar se shqiptarët janë te pasur në traditë, kulturë dhe histori, një rasti i mire ky për të ofruar këngë, valle, kulturë, art dhe traditë shqiptare.

Kolegu Sina pasi përkujton se ky ishte viti i katërt radhazi që shqiptarët vijnë në këtë festival dhe bëhen bashkë me këngët dhe vallet e tyre në qendër të Detroitit në shtetin e Miçiganit, ku kësaj radhe u bashkuan artistë   nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Zvicra dhe Kanadaja potencon se sivjet: “si i ftuar special nga Zvicra, ishte Grupi “Trojet”, që shkëlqeu”, me pikat prezantuara.

Po asht përmes mediave dhe rrjeteve sociale, prej nga huazuam disa nga fotot e Ansamblit”Trojet” , se ky ansambël vizitoi edhe Nju Jorkun ku u prit nga ambasadorja Teuta Sahatqija, në lokalet e Konsullates së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Pas kthimit nga kjo turne tejet e suksesshme, Zeqa Gashi na deklaroi se bashkë me trupën e tij artistike janë tejet të kënaqur nga pjesëmarrja në Festivalin Shqiptar 2019 në Detroit, ku jo vetëm që “Trojet” zu mirëpritën nga publiku , por edhe që ky ishte një rast i mirë që anëtaret e ansamblit të tij të njihen edhe me artistë të ansambleve të tjera nga trojet etnike dhe mërgata ku jetojnë e veprojnë në kultivimin dhe përhapjen e thesarit tonë popullor. Ai veçoi edhe pritjen që iu bë ansamblit nga ambasadorja Teuta Sahatqiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme